UKZ dhe Komuna e Kamenicës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Shpërndajeni & Komentojeni

 

UKZ dhe Komuna e Kamenicës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për përkrahjen e studentëve dhe zhvillimin institucional

21 Maj, 2024

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Komuna e Kamenicës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon të nxisë shkëmbimin dhe zhvillimin institucional mes dy institucioneve. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj.

Kjo marrëveshje parashikon që çdo student nga Komuna e Kamenicës që pranohet në UKZ,  të përfitojë një bursë studimore të ofruar nga komuna. Përveç kësaj, studentët do të kenë mundësinë të kryejnë punën praktike në drejtoritë komunale të Kamenicës, duke fituar përvojë të vlefshme profesionale.

Në ceremoninë e nënshkrimit, Rektori Dërmaku theksoi rëndësinë e krijimit të kuadrove të përgatitura për tregun e punës. Ai nënvizoi se UKZ synon të përgatisë studentët për fusha të ndryshme si arsimi, teknologjia, ekonomia dhe administrata, duke kontribuar kështu në rritjen e aftësive konkurruese të Kosovës dhe rajonit.

Qëllimi i përbashkët i të dyja institucioneve është të përkrahin studentët gjatë studimeve dhe të identifikojnë iniciativat për promovimin dhe mbështetjen profesionale në zhvillimin socio-ekonomik të rajonit. Marrëveshja përfshin gjithashtu rekomandime dhe ekspertiza profesionale në projekte lokale dhe më gjerë, pilot-projekte dhe programe të caktuara që janë të rëndësishme për angazhimin e përbashkët.

Drejtuesit e dy institucioneve vlerësuan bashkëpunimin si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mundësive arsimore dhe profesionale për të rinjtë e Kamenicës, duke theksuar se ky partneritet do të sjellë përfitime të shumëfishta për komunitetin dhe rajonin.


Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com