Kamenicë, 29/11/2022
Me publikimin e përmbledhjes “YouthVox” ka përfunduar me sukses projekti Kinemaja për të drejtat e Njeriut & Dialogu shoqëror në shkollat publike. Gjatë prezantimit të “YouthVox”, para të pranishmëve, koordinatori i projektit Lavdim Klaiqi theksoi se ky dokument paraqet një Udhërrëfyes të përditësuar në adresimin e shqetësimeve të të rinjve rreth të drejtave të njeriut në nivel lokal nga perspektiva e nxënësve të shkollave. Sipas Klaiqit, janë në veçanti 5 çështje që shqetësojnë nxënësit e ato janë:
- Privatësia online,
- Grevat në sistemin arsimor,
- Qortimet publike dhe bullizimi në shkolla,
- Mungesa e Lirisë së shprehjes dhe
- Konfliktet përbrenda familjes.
REKOMANDIMET/KËSHILLAT që dolën nga këto shqetësime u përmblodhën në disa fusha si:
- Eksplorimi i mëtejmë i UD 06/2012 për aktivitetet extra-kurikulare edhe zbatimi i këtij udhëzimi për qëllime edukative si:
1. Organizimi i diskutimeve të herë-pas-hershme me nxënës,
2. Vizitat në institucionet dhe organizatat që merren me të drejtat e njeriut,
3. Bashkërëndimi me Policinë në Komunitet,
4. Përkrahja financiare për nismat e nxënësve dhe në përgjithësi të rinjve rreth të drejtave të njeriut në nivel lokal dhe
5. Organizimi i kampanjave publike dhe trajtimi specifik i çështjeve
Sipas Klaiqit, organizata ProActive do të vazhdoj të monitoroj edhe më tutje adresimin e këtyre çështjeve tek komunat respektive në mënyrë që të përmirësohet edhe më tej gjendja në fushën e të drejtave të njeriut në nivel lokal
Ky publikim është pjesë e projektit “Kinemaja për të drejtat e Njeriut & Dialogu shoqëror në shkollat publike” që realizohet nga ProActive përmes HumanRightivism që mbështetet nga Ambasada Suedeze në Kosovë nëpërmjet Community Development Fund – CDF
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.