Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës së Kamenicës: Sfidat dhe mënyrat e adresimit të tyre”
2022/05/27 - 3:04
Komuna e Kamenicës në bashkëpunimë me Agjencinë për
Ndihmë Juridike Falas mbështetur nga USAID-JAK për nder të Javës së
Ndihmës Juridike Falas, ka mabjtur tryezë diskutimi lidhur me temën “E
drejta e qytetarëve për qasjë në drejtësi dhe ndihmë juridike falas”
saktësisht “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës së Kamenicës:
Sfidat dhe mënyrat e adresimit të tyre”.
Në këtë takim kanë marr pjesë Kryesuesi i Kuvendit
Komunal, Liridon Kastrati, Drejtorja e Departamentit Ligjor në Agjencinë
për Ndihmë Juridike Falas Flutura Zena-Berbati, Zyrtarja Komunale për
Ndihmë Juridike Falas, Mirsije Ajvazi, Koordinatorja e Njësisë Komunale
për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli-Kastrati, zyrtarë të tjerë
komunal, përfaqësues nga Policia e Kosovë, OJQ.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me informimin e
qytetarëve të Kamenicës për ofrimin e ndihmës juridike falas dhe të
drejtat e tyre në këtë aspekt.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal Liridon Kastrati ka thënë
se ofrimi i ndihmës juridike falas për qytetarët e Kamenicës është hap i
rëndësishëm drejt respektimit të të drejtave të njeriut.
“Është tejet e rëndësishme që qytetarët tanë të jenë të
informuar që në Komunën e Kamenicës ekziston një zyrë ku mund të
drejtohen lidhur me ofrimin e ndihmës juridike falas kur ata kanë
nevojë. Në këtë mënyrë ne promovojmë edhe fushatën se qasja në drejtësi
është e njëjtë për të gjithë pa dallim”, ka thënë ai.
Edhe Drejtorja e Departamentit Ligjor në Agjencinë për
Ndihmë Juridike Falas Flutura Zena-Berbati, ka thënë se qëllimi i kësaj
tryezë është që të prpmovojmë sa më shumë ofrimin e ndihmës juridike
falas për qytetarët, dhe të identifikojmë mundësit e bashkëpunimit mes
akterëve relevant në këtë aspekt.
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.