
Me iniciativën e Këshillit të Europës në Strazburg, duke filluar nga viti 2001 në çdo 26 shtator festohet Dita Europiane e Gjuhëv sëbashku me Komisionin Europian.
Por, Çfarë është Dita Europiane e Gjuhëve?
Viti Europian i Gjuhëve 2011, i organizuar bashkërisht nga Këshilli i
Europës dhe Bashkimi Europian, ishte i suksesshëm, sepse përfshiu
miliona njerëz në 45 vendet pjesëmarrëse. Veprimtaritë theksuan
diversitetin gjuhësor dhe promovuan të mësuarit e gjuhëve.
Duke ndjekur suksesin e vitit, Këshilli i
Europës deklaroi një Ditë Europiane të Gjuhëve pwr t’u festuar më 26
shtator të çdo viti. Objektivat e përgjithshme të Ditës Europiane të
Gjuhëve janë:
-
Të ndërgjegjësojë për rëndësinë e të mësuarit të gjuhëve dhe të diversifikojë gjuhët e mësuara në mënyrë që të rriten shumëgjuhësia dhe të kuptuarit ndërkulturor; -
Të promovojë diversitetin e pasur gjuhësor dhe kulturor të Europës, i cili duhet të ruhet dhe forcohet; -
Të inkurajojë të nxënit gjatë gjithë jetës, brenda dhe jashtë shkollës, për studime, nevoja profesionale, udhëtime për kënaqësi ose shkëmbime.
26 shtatori 2011 shënoi 10-vjetorin e Ditës Europiane të Gjuhëve, e festuar në Këshillin e Europës dhe në 47 vendet anëtare.
Për kë është Dita Europiane e Gjuhëve?
Këshilli i Europës shpreson që kjo ditë
të festohet si nga autoritetet kombëtare në shtetet përkatëse dhe ashtu
edhe nga partnerët potencialë në këto nivele:
- Mes politikëbërësve (për shembull masa të veçanta dhe diskutime mbi çështjet e politikave gjuhësore);
- Mes publikut të gjerë (rritje të ndërgjegjësimit për objektivat e përgjithshme të ditës, duke përfshirë rëndësinë e të nxënit gjatë gjithë jetës, që mund të fillosh të mësosh në çdo moshë, në mjedise shkollore, punë etj.);
- Mes sektorit vullnetar (aksione të veçanta nga OJF, shoqata, kompani etj). Kush mund të marrë pjesë.
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.