Fillon edicioni i 2të i Mobikino-s

Shpërndajeni & Komentojeni
Kamenicë, 13.07.2018
Fillon sot për herë të dytë rrugëtimin Festivali i Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut "MobiKino". Festivali do të jetë sonte dhe nesër në Kamenicë për të shfaqur filma të rëndësishëm që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Për sonte në ekranin e madh të  projektorit do të shfaqet filmi i regjisores holandeze Daniëlle Bremer "Zoti i Shtëpisë" një film që përshkruan sfidat e gruas kosovare përkundër vështërsive të kohës. Pas filmit të parë do të mund të ndiqni edhe një film ko-produksion kosovaro-serb i quajtur 'InDirekt" që tregon storien e sportistëve në ish-Jugosllavi.
Nesër do të jetë mbrëmja e dytë ku gjithashtu do të shfaqen dy filma, ndërsa javën tjetër MobiKino zhvendoset në komunën tjetër për t'ia lënë rradhën komunave fqinje si Bujanoci, Presheva dhe Likova.Ky Festival u përkrah nga organizata holandeze "Movies that Matters" si dhe nga sponsorët lokal.

Më shumë informata, në mobikino.info

Ky projekt u përkrah nga:

Tags: , ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com