Transparenca dhe Llogaridhënia në Komunë
Shpërndajeni & Komentojeni
Kamenicë, 2.2.2018
Komuna e Kamenicës do të vëzhgohet nga një projekt i shoqërisë civile për realizimin e investimeve komunale nëpërmjet "Investometrit" të mundësuar nga Instituti
për Politika Zhvillimore (INDEP). Sipas zyrës për informim, kjo është bërë e mundur pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të Komunës Qëndron Kastrati me këtë organizatë. Përfaqësuesi i kësaj organizate Burim Ejupi ka konfirmuar se nëpërmjet "Investometrit do të ketë më shumë transparencë dhe llogaridhënie ndaj
shpenzimeve publike për investime kapitale në nivel Lokal”. Ky Projekt synon që të krijoj një
hapësirë informimi për qytetarët e Komunës së Kamenicës, njiherazi të
mundësoj paraqitjen grafike të projekteve kapitale të realizuara ,ato
në realizim e sipër,si dhe projektet që është dashur të realizohen
.Me këtë bashkëpunim synohet ë arrihet në ngritje e transparencës
komunale ndaj shpenzimeve kapitale, planifikimit më të mirë të
politikave dhe rritjes së informimit të qytetarëve. Ky memorandum bashkëpunimi do të zgjas 12 muaj.
|
|
Tags: komuna
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.