E d i t o r i a l i J a v o r
Komunës së Kamenicës i duhet një strategji e
mirëstudiuar me qëllim të rritjes së fondeve të ndryshme nga instanca vendore e
ndërkombëtare. Kjo strategji ka qenë pothuajse inekzistente që nga viti 1999
duke e lënë komunën pa një adresë dhe orientim të qartë ndaj donatorëve potencial. Mënyra se si ka funksionuar deri më tani duket sikur më
shumë i është lënë rastësisë apo lidhjeve të herëpashershme politike e shoqërore të zyrtarëve të caktuar
të cilët aty-këtu kanë mundur të bindin ndonjë donatorë për të investu në
komunë. Por, kjo mënyrë e çasjes mund të vlerësohet si tepër ‘defanzive’ në
raport me mundësitë që kanë ekzistuar dhe që besa vazhdojnë të ekzistojnë ende.
Që nga 99 e këndej, në takime të ndryshme me përfaqësues ndërkombëtarë e
vendor, komunës së Kamenicës i janë shprehur publikisht lëvdata e urime të panumërta dhe në
superlativ mbi bashkëjetesën ndëretnike paqësore, si model madje për tërë
Kosovën. Sikur Komuna e Kamenicës ta kishte shfrytëzuar në maksimum këtë fakt, sot me
siguri do të mund të kishte përfituar dhjetëra miliona investime, në të gjitha
fushat dhe padyshim më shumë se secila komunë tjetër në Kosovë. Por, kjo nuk
ndodhi dhe ne nuk po futemi në gjithë këtë historik, por i kthehemi të
tashmës
dhe mundësive për të ardhmën. Kemi një kthesë në qeverisjen e re vendore që
ka premtuar reforma dhe në këtë kuptim Komunës i duhet urgjentisht një ekip i
posaqëm qoftë brenda-komunal ose i kontraktuar në mënyrë që punët do t’i
shkojn
për-së-mbari. Ky ekip do të duhej të përbehej nga njerëz të shkolluar e
me përvojë
në identifikimin, kontaktin dhe zhvillimin e projekteve të ndryshme
bazuar në
nevojat e bashkësive lokale. Kjo zyre me një ekip të vogël por dinamik,
do të
duhej të ishte paraprijëse në hartimin e strategjisë së investimeve. Kjo
zyre
do të bashkërëndonte punët me të gjithë ekspertët dhe gjithë potencialin profesional e
intelektual komunal në dobi të projekteve në të gjitha fushat e
mundshme. Vetëm në këtë mënyrë, Komuna e Kamenicës mund të llogaris në rritjen e
investimeve në të gjitha fushat nga investitorë e donatorë të ndryshëm të cilët kërkojnë një
qasje proaktive e të veçantë dhe një llogaridhënie të përpiktë ndaj çdo centi
të dhuruar.
L.Klaiqi
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.