Data e zgjedhjeve komunale po afron. Dita e Diel e 22 Tetorit mund të jetë tejet e rëndësishme për banorët lokal dhe për kahet që do të marr në 4 vitet e qeverisjes së re. Në këtë garë komunale
garojnë 6 subjekte politike shqiptare me kandidatët për kryetar dhe po aq madje
edhe më shumë me lista kandidatësh për Kuvend Komunal. Ajo çka bie në sy është
një listë interesante e kandidatëve të rinj për kryetar Komune. Po fillojm rradhazi...:
- Sipas radhitjes zyrtare, e para qëndron Lëvizja VETËVENDOSJE e Albin Kurtit që mban numrin
10. Ky subjekt i ka besuar kandidaturën e vet Qëndron Kastratit, i biri i heroit
Isa Kastrati. Kastrati vjen në kandidim për postin e të parit të komunës pas përvojës 4
vjeçare në legjislativin e Prishtinës të udhëhequr nga Shpend Ahmeti. Në Zgjedhjet Parlamentare të 11 Qershorit, Kastrati mbërrin edhe një sukses pasiqë arrin të zgjidhet deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
- NISMA e Fatmir Limajt me numër 31 ka kandiduar për herë të parë
Albert Sermaxhajn.
- Ndërkohë, AKR-ja e Behxhet Pacollit me numër 34 kandidon për
herë të parë me Amir Canajn i cili vjen në këtë garë nga sektori bankar. Canaj do të zëvendësoj
Fatmir Matoshin i cili është avancuar në pozitën e zëvendës-ministrit në
Ministrinë e Ambientit.
- LDK-ja e Isa Mustafës me numër 47 ka ri-nominuar Shaip Surdullin për herën e 7 si Kandidat për Kryetar komune dhe 2 herë për Deputet. Surdulli
gjatë periudhës 2000 - 2017 ka qëndruar në pozitën e kreut të Komunës apo Kuvendit Komunal për plot 11 vite (me
ndërprerje). Gjatë kësaj periudhe ka humbur katër herë në garë, edhe atë dy herë
si kandidat për kryetar komune, 1 herë për deputet dhe së fundmi sërish si kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
- Garës për të parin e Komunës i hyn për herë të parë
edhe Faton Jakupi i AAK-së së Kryeministrit Harardinaj me numër rëndor 50. Jakupi, një kuadër i ri, në mandatin e fundit qeverisës ka udhëhequr me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Kamenicës.
- Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishëm,
në garë hyn PDK-ja e Kadri Veselit me numër 94 që kandidaturën për Kryetar Komune
ja ka besuar për herë të parë Kujtim Gashit. Gashi në përvojën e tij ka shërbyer
në mandatin e parë të qeverisjes lokale të PDK-së si Shef Personeli, ndërsa më
pastaj është emëruar si shef i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit pranë
Ministrisë së Administratës Publike.
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.