Grupi i Alpinistëve të Kamenicës i tubuar rreth Shoqatës së Bjeshkatarëve DARDANA ka thyer rekordet e deritanishme. Grupi i përbërë nga entuziast të ecjes dhe ngjitjeve si vëllezërit Xhevat e Sokol Hasimi dhe Burim Qehaja kanë arritur të pushtojnë majën e Hekurave (2651m/lmd) që shtrihet në masivin e Alpeve Shqiptare. Grupi i alpinistëve është nisur në ora 9:30 nga Liqeni Markaj (i njohur si L’keni i Ponarve) të Bajram Currit dhe ka rrugëtuar deri në ora 16:00 ku është arritur caku i përcaktuar. Sipas Hasimit, ngjitja ishte mjaft sfiduese, me një distancë prej 25km, disniveli 1,161m në ngjitje, por u arrit me shumë sukses të kapërcehej edhe pse në kushte të vështira.
Hasimi në rrjetin e tij social ka shtuar se “... Shoqëria e mirë, solidarizimi, respekti i ndërsjellë dhe disponimi ishin në nivel”
Shikoni disa foto nga kjo aventurë!
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.