Qyteti i Kamenicës, ndër netë dhe ditë!

Shpërndajeni & Komentojeni
‘Kamenica, një qytet i bukur i fshehur brenda një hapësire të vogël në Lindje të Kosovës...’ – Ky do të ishte fillimi i një shkrimi tipik gazetaresk ose thënë më drejt përshkrues. Kamenica është një nga vendet më të pastërta në Kosovë por njëkohësisht edhe një vend jo shumë i njohur për popullsinë e përgjithshme të vendit. Mbrëmjet plot gjallëri gjatë verës janë simboli i qytetit të Kamenicës. Duke qenë se një pjesë jo edhe e vogël e popullsisë jetojnë në vendet e jashtme, gjatë verës ata bëhen arsyeja kryesore e gjallërisë së qytetit tonë. A ka ndryshuar Kamenica si qytet?! – Po pa dyshim se po, ndër vite Kamenica ka pësuar ndryshime mjaft pozitive dhe është bërë një vend tërheqës për vetë banorët e saj në radhë të parë, e pastaj edhe për vizitorët e rinj që vijnë nga vendet e jashtme apo ato që gjenden brenda Kosovës. Për sa i përket aktiviteteve të rinisë së Kamenicës, mund të flasim me rezerva të theksuara sepse rinia nuk është shumë aktive, ndoshta pse mungojnë hapësirat e duhura ose ato hapësira përdoren për qëllime të tjera, atyre jo rrallë ose në shumicën e rasteve iu mungon edhe motivi për të qenë më tepër aktiv, por njëkohësisht kur bëhet fjalë për mbështetje financiare është pak vështirë që kjo të sigurohet për të gjitha idetë që një i ri mund të krijojë në vete për t’i realizuar. Mbrëmjet muzikore janë bërë pjesë e jona në verë përgjithësisht dhe hapësirat ku këto mbrëmje realizohen janë të mbushura me plot të rinj, të reja por edhe të moshuar. Kamenica nëse e shikojmë nga këndi real është qyteti që i përshtatet secilës moshë me pak ndryshime, kërkesat janë pambarim sepse sapo realizohet njëra lind tjetra, por një nga kërkesat më të mëdha është se vërtetë të rinjt e Kamenicës duhet të jenë më aktiv sepse dinë dhe munden të sjellin ndryshimin. Ma fjalë të tjera Kamenica si qytet nuk është thesari plot florinj i Republikës së Kosovës, por është një vend mikpritës dhe tërheqës që të shtyen ta vizitosh sa herë që të krijohet mundësia pas të parës herë. Kur nuk ka shi bën edhe breshër, kur nuk ka diell bën edhe vetëm dritë, me këto që i kemi dhe me këtë që jemi, Kamenica mund të jetë një vend më i bukur, më i pasur, më i njohur e më i vizituar, me qytetari aktive në ato që janë dhe që duhet të jenë në vendin e duhur. Një vend i vogël mund të jetë madhështor ndonëse ajo që është më e madhe duket më tepër, qyteti im është qyteti yt , është qyteti ynë, andaj dhe një shtëpi si kjo, me plot harmoni gjithmonë do të kishte një paqe thuajse të paprekshme nga thikat me dy tehë të jo unitetit, ky është parimi që qytetin tonë do ta bënte të plotë e të bukur me ato që i ka pa kërkesa të tepruara.
Autore: Zamira Rexhepaj
Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com