Mbahet Turi i Dytë Çiklistik

Shpërndajeni & Komentojeni
Kamenicë, 22.07.2017


Nën organizmin e OJQ Proactive u mbajt sot Turi i Dytë (Veror) me Biçikleta (28km vajtje-ardhje) nga Kamenica në Roganë. Ky turnir kishte karakter jo-garues dhe rekreativ, ky pjesëmarrësit patën mundësi të përshkonin një shteg të përshtatshëm, por me sfida të kohëpaskohshme. Ky turnir çiklistik është pjesë e Projektit “Rritja e vetëdijes tek të rinjtë për shprehitë e shëndetshme” të përkrahur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (DR).

Turniri u përkrah drejtpërdrejtë nga kompania e njohur për prodhimin e biçikletave “Pilot Bike” nga Gjilani e cila përveç se bëri të mundur realizimin e turnirit, gjithashtu dhuroi edhe një biçikletë për Blondina Hajdarin (në foto). Hajdari faleminderoi kompaninë për përkrahjen dhe stimulimin e ngasjes së mjeteve ekologjike, miqësore ndaj ambientit si dhe në promovimin e jetesës dhe shprehive të shëndetshme tek të rinjtë. 


Gjithashtu duhet cekur edhe përkrahjen e Policisë së Kosovës – Stacioni në Kamenicë dhe Nën-stacioni në Muqivercë që dhanë kontributin e tyre dhe nivelin e lartë profesional në mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit në trafik gjatë turneut.  


Ju rikujtojmë se të Shtunën e ardhshme do të organizojmë aktivitetin e dytë sportiv që kësaj rradhe do të jetë Streetballi. Në këtë ngjarje të shumëpritur sportive, ekipet (3x3) do të garojnë për medalje dhe kupa që do të shpërndahen nga organizatori. Turniri në Streetball do të mbahet tek Parku, në fushën e ndërtuar së fundmi që i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme.
Rrini të kyçur me Telekomunën, për të
gjitha eventet sportive...



pilotbike.net


Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com