Vushtrri, 3.06.2017
Të shtunën në Fshatin e Ri (Novosellë) Komuna e Vushtrrisë, nën
patronatin e komandantit të KFOR-it, gjeneral majorit Giovanni FUNGO, u
mbajt vrapimi humanitar në shtegun 5 mijë metra.Në këtë vrapim përveç përfaqësuesve të KFOR-it morën pjesë edhe 7 pjesëtarë të FSK-së.
Hapjen
zyrtare të garës e bëri komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Giovanni
Fungo, i cili falënderoi pjesëtarët e FSK-së për përkrahjen dhe
pjesëmarrjen e tyre në këtë vrapim humanitar. Në një konkurrencë
të fortë, vendin e parë e zuri Granit Kryeziu, pjesëtar i BRSH-së të
FSK-së, i cili fitoi medaljen e artë të cilën ia dhuroi personalisht
komandanti i KFOR-it gjeneral major Giovanni Fungo.Granit
Kryeziu pasi falënderoi komandantin e KFOR-it për medaljen u shpreh:
“Vendi i parë dhe medalja e artë janë sukses jo vetëm i imi, por në
përgjithësi sukses i FSK-së, me çka po dëshmohet çdo ditë e më tepër se
pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur sipas standardeve të NATO-s”. Gjithashtu
edhe pjesëtarët tjerë të FSK-së, të cilët morën pjesë në vrapimin
humanitar në 5 mijë metra, treguan përgatitje të lartë fizike. Qëllimi
i organizimit të kësaj gare ishte tërësisht me karakter humanitar, ku
të gjitha mjetet e grumbulluara do t’ju shpërndahen familjeve në nevojë.
(Burimi: MFSK)
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.