Ministritë ndihmojnë Komunën

Shpërndajeni & Komentojeni
Kamenicë, 3.04.2017

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Shala, javën e kaluar nënshkroi Memorandumin me Kryetarin e Komunës Sinani përmes të cilës ka dhënë përkrahje nga Ministria që ai drejton për tri projekte me interes për banorët e komunës së Kamenicës, projekte këto të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit. Këto projekte janë:                            
- Rregullimi i Kanalizimit në Kamenicë, vlera  10,000 €, 
- Ujësjellësi në Koretin, vlera  43,000 € dhe
- Ujësjellësi në Kopernicë – Kolloleq -Shipashnicë, vlera  83,000 €
Ndërkohë, sipas Kohës Ditore, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) përmes një shkresë drejtuar Komunës së Kamenicës është zotuar për mbështetjen financiare për renovimin e çerdhes “Filizat”e cila kap vlerën prej 26,991 €.Kjo mbështetje financiare e zotuar ka ardhur pasi autoritetet komunale  kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e infrastrukturës së brendshme të çerdhes, e cila është mjaft e dëmtuar ngase autoritetet komunale janë ankuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë këtë investim në pamundësi të buxhetit
Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com