Gjetje të reja arkeologjike në Kamenicë

Shpërndajeni & Komentojeni
Kamenicë, 4.3.2017
Duket se Komuna e Kamenicës është me e pasur me vlera arkeologjike se ç'mendohej. Kulina, Gjyteti (Gjyrysheci), Gmica, rrethina e qytetit dhe tashmë Lisocka po sinjalizon për një rajon të pasur me arkeologji.  
Drejtori i  Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Milaim Limoni ka publikuar pamje të gjetjeve të reja në fshatin Lisockë. Ai ka shtuar se "Gjetjet arkeologjike në fshatin Lisockë afër vendit të quajtur Makushovitë, dëshmojnë historikun tonë të hershëm të etnikumit ilir"... Drejtori Limoni ka shtuar se janë "njoftuar arkeologët kosovarë dhe së shpejti do të dalim me shkrime zyrtare rreth kohës së këtij vendi arkeologjik, artefakteve të gjetura dhe historikun e tyre. Kjo është një pasuri kombëtare jo vetëm lokale që duhet ta ruajmë me shumë xhelozi. Dardania po dëshmohet në çdo kohë dhe në çdo vend të trojeve shqiptare..."
Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com