2.7.2016
Sot, me 2 Korrik mbushen pesë vite nga
nënshkrimi i dokumentit të quajtur KONKLUZAT E DAKORDUARA mbi LIRINË E LËVIZJES
e njohur si Marrëveshja për Lëvizjen e lirë. Që nga ajo kohë autoritetet
kosovare me mosveprimin e tyre kanë lejuar ‘heshturazi’ që liria e lëvizjes të
jetë e kufizuar dhe madje e komplikuar për
shtetasit kosovarë. Siç dihet dhe sa për ilustrim; shtetasit kosovarë nuk mund
të shfrytëzojnë të gjitha 32 pikëkalimet kufitare në dalje të Serbisë, por
vetëm 8 nga to ose 25%, ndërsa shtetasit serb mund ti përdorin të gjitha 13
pikëkalimet kufitare të Kosovës pa kufizime, pra 100%. Disa udhëtarë janë
ankuar se kanë humbur fluturimin e tyre drejt Aeroportit të Beogradit për shkak
se kompanitë e fluturimit nuk janë në njohuri të specifikave të marrëveshjes,
ku hyrja nuk bëhet me pasaportë (siç duhet të jetë) por vetëm me letërnjoftim.
Në vitin 2011 duket se u bë edhe një gabim në drejtim të lejimit të rikthimit
të tabelave KS (3 vite pas shpalljes së pavarësisë). Sot, pas 8 viteve të
shtetësisë së Kosovës, ne hasim më së shumti katër lloje targash në rrugë të
Kosovës (RKS, RP, KS si dhe koleksioni i targave ilegale KM, PR, PE etj. që
lejohen të hyjnë dhe qarkullojnë ‘heshturazi’ dhe të papenguara në veri). Pas
dakordimit mbi njohjen e policave të sigurimit të para 1 viti (edhe kjo
jo-reciproke), numri i targave KS është shtuar dhe tendenca është që do të
vazhdojë të shtohen nëse i vazhdohet afati i vlefshmërisë së tyre. Krejt ky
rezultat vjen si një “bumerang” nga vendimi i para 5 viteve që rikthyen në lojë
këto targa, si një lloj ujdie për lejimin e qarkullimit të përkohshëm të
këtyre targave nëpër territorin serb. Në anën tjetër, targat KS mund të
konsiderohen në njëfarë mënyre se shkelin privatësinë, pasiqë përmes tyre,
qytetarët lehtësisht mund të identifikohen apo shënjohen si qytetarë që i
takojnë minoritetit ose të atyre që kanë për qëllim shkuarjen/vizitën në Serbi
(për çfarëdo qëllimi). Mbetet gjithashtu e paqartë vazhdimi i vlefshmërisë së tabelave
KS pas përfundimit të kësaj periudhe. Në anën tjetër autoritetet serbe kanë
vazhduar me “përpikëri” implementimin e këtyre DAKORDIMEVE të para 5 viteve,
duke sfiduar qytetarët kosovarë në shumë mënyra që për pasojë kanë edhe
krijimin e kolonave të shumta gjatë sezonit. Fletëhyrjet/daljet në gjuhën serbe
(cirilike) me kohëzgjatje 2 mujore vazhdojnë t’ju kushtojnë kohë udhëtarëve,
targat RKS urdhërohen të hiqen (apo të mbulohen) dhe zëvendësohen me
tabela PROBA që kushtojnë rreth 5 Euro për 2 muaj dhe kjo konsumon kohë dhe në
rast të ndonjë fluksi kjo mund të zgjasë me orë të tëra. Përveç zëvendësimit të
tyre me targa PROBA prej letre, libreza e qarkullimit gjithashtu zëvendësohet
me një dokument të quajtur Vërtetim për shfrytëzimin e tabelave për shenjëzim
të përkohshëm të automjetit (POTVRDA O KORIŠĆENJU TABLICA ZA PRIVREMENO
OZNAČAVANJE VOZILA) në gj.serbe me të dhëna mbi pronarin, veturën, nr. e
shasisë dhe patentë shoferin. Pra përveç targave, tani edhe libreza e
qarkullimit dhe patentë shoferi “neutralizohen” dhe me gjasë nuk përbëjnë më
dokumente valide në rast kontrolle. Mbetet ende e paqartë në rast të
fatkeqësisë në komunikacion, si veprohet kur vetura ka PROBA ndërsa sigurimi
TPL bazohet në tabelat RKS (psh.01)?!
Zyra serbe ka vazhduar të thirret në një klauzolë shtesë e cila e cila gjoja nuk lejon targat e ligjshme RKS të qarkullojnë në Serbi. Së fundmi, në raportin e fundit të zyrës së Gjuriqit i është kushtuar një pjesë e veçantë edhe kësaj çështjeje duke cituar se këto targa nuk do të lejohen të qarkullojnë në Serbi. Po aty propozohet që zgjidhja e mundshme të jetë aplikimi i modelit Grek, ku veturave nga Maqedonia (në hyrje të Greqisë) u vihet një “stiker-ngjitës” në inicialet MK duke e zëvendësuar me mbishkrimin“Recognized by Greece as FYROM” (në shqip: E njohur nga Greqia si IJRM) Shih modelin... http://www.balkaninsight.com/en/article/greece-fyrom-izes-macedonian-car-plates
Në rast se kjo marrëveshje gjallëron, supozojmë se ky stiker mund do të përmbajë ndonjë formulim të papranueshëm politik që do të ishte provokues për pronarët e veturave si dhe çfarëdo simbolike e shtetësisë së Kosovës (mbishkrimi RKS dhe stema) do të mbulohej sikurse në rastin e veturave nga Maqedonia që shkojnë në Greqi.
Përndryshe kjo marrëveshje e para 5 viteve ja lejon autoriteteve të Kosovës ta aplikojnë reciprocitetin, por kjo nuk ka ndodhur deri më tani, përveç në rastin e certifikatave të ADR-së ku u bë njohja e ndërsjellë menjëherë pasiqe autoritetet vendore aplikuan reciprocitetin. Mbetet të shihet nëse Qeveria do të procedojë në drejtim të reciprocitetit të proklamuar që nga viti 2011, apo do të vazhdojë të lejojë ‘heshturazi’ edhe më tutje këto praktika në dëm të shtetasve kosovarë.

REDAKSIA
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.