Amsterdam, 7.7.2016
Një ndër atletët më të mirë të Kosovës nga Klubi i Atletikës 'Rogana' Musa Hajdari dhe Vijona Kryeziu kanë përfaqësuar shtetin e Kosovës në Kampionatin Evropian të Atletikës që po mbahet në Amsterdam të Holandës. Në ditën e dytë të Kampionatit, atleti kosovar, Musa Hajdari në disiplinën 800 metra
përfundoi në pozitën e 11-të në ranglistën e përgjithshme. Sipas njoftimit të Federatës, Hajdari përfundoi garën në pozitën e
pestë në grupin e tij, por për vetëm 25 të qindtat e sekondës mbeti pa
kaluar në gjysmëfinale. Ndërkohë, edhe Vijona Kryeziu përfaqësoi Kosovën në garën e parë në këtë Kampionat evropian.
Federata Atletike e Kosovës thotë se është e kënaqur me paraqitjet duke marrë parasysh rivalët e nivelit botërorë.Federata e Atletikës së Kosovës thotë se duke krahasuar “kushtet e rrethanat me të cilat kemi
punuar deri këtu në raport me atletët e shteteve tjera, ky është sukses
për t’u vlerësuar dhe respektuar”.
Videot: Eurosport.tv
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.