Mbahet turneu i parë çiklistik
Shpërndajeni & Komentojeni
Kamenicë, 01.06.2016
Ditë më parë organizata Proactive nga Kamenica në kuadër të projektit Yes, Let’s break the barriers noW! të bashkëfinancuar nga organizata holandeze ALERT-Fund for Youth dhe nën përkrahjen e brendit Pilot Bike nga Gjilani organizoi turnirin e parë çiklistik komunal të
quajtur Velotour of Friendship (Velotouri i Miqësisë). Në këtë turne morën pjesë
15 të rinj lokal të cilët përshkuan një itinerar me distancë 28 kilometra
(vajtje-ardhje). Drejtori i kësaj organizate Lavdim Klaiqi u shpreh tejet i kënaqur
me këtë ngjarje. Klaiqi u shpreh se kjo ngjarje është një vazhdimësi e shumë
aktiviteteve që janë organizuar ndër vite për të rinj dhe që do të vazhdojnë të
organizohen edhe më tutje. “Edhe më tutje do të vazhdojmë të jemi prijës i
ngjarjeve sportive-rekreative në mënyrë që të rinjtë , padyshim etnisë së tyre
të kënaqen me aktivitete të dobishme e jo të kalojnë kohën e tyre më të mirë nëpër
kafiteri e vende të zhurmshme e të tymosura” .
Kjo nuk është ngjarja e vetme e kësaj
organizate. Në vitet e kaluara organizata Proactive
ka organizuar Turnir në Pingpong,
Gara në Streetball, Udhëtime grupore-malore, vizita jashtë vendit etj.
+Ky turnir u mundësua me përkrahjen e Pilot Bike - GJILAN.
Tags: lavdim klaiqi, Proactive, Sport
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.