Naser Shabani është vetëm njëri nga shumë qytetarët e Kamenicës, që
pranojnë shërbimet mjekësore nga infermierja serbe Maja Paviq. Shabani
thotë se për të nacionalitetit i infermieres nuk paraqet fare problem,
raporton KTV.
Maja Paviq, e cila punon tash e një vit në Qendrën
e Mjekësisë Familjare në këtë qytet, tregon se gjithmonë ka synuar të
ketë këtë profesion.
Për të nuk është pengesë të punojë në mesin e shumë shqiptarëve.
“Nuk më pengon asgjë. Për mua s’ka rëndësi kujt i shërbej sepse të
gjithë janë njerëz, pa marrë parasysh a janë serbë apo shqiptarë,
vështirësi në fillim kam hasur vetëm në gjuhë, derisa jam adoptuar”,
thotë infermierja serbe.
Punën e infermieres serbe e vlerësojnë pozitivisht edhe zyrtarët institucionalë.
Raste të ngjashme ku serbët po pranojnë të integrohen nëpër
institucionet shtetërore ka edhe në Komunën e Lipjanit. Ndërkohë, në
Kamenicë jetojnë rreth 9% e popullsisë serbe. (KTV)
NORA_INFERMERJA_SERBE_KAMENICE_09-12 from Koha.net on Vimeo.
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.