Kamenicë, 2.12.2015
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi
ua ka ndarë sot edhe solemnisht çmimet dhjetë fituesve të garës së
fotografisë më të mirë në bujqësi #TokaJone. . Në mesin e fituesve ishte edhe bashkëqyetari jonë dhe fotografisti më i njohur Arian Mavriqi. Anëtarë të jurisë ishin Eliza Hoxha, Visar Kryeziu dhe Arben Islami.
Gjithashtu, në këtë ceremoni është prezantuar
edhe albumi me 100 fotografitë më të mira të garës. Ky album do të
shpërndahet nëpër institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare me
qëllim të promovimit të bujqësisë, si mundësi e mirë për zhvillim
ekonomik, punësim dhe turizëm rural.Ministri Krasniqi i uroi
fituesit për çmimet duke i falënderuar ata për pjesëmarrjen në garë. Ai
tha se kjo garë ka arritur që vërtetë ta kthejë ne mendjen e njerëzve
bujqësinë, të promovojë në masë të madhe sektorin dhe padyshim të
shërbejë edhe si motiv që shtesë që sa më shumë njerëz të fillojnë të
merren me bujqësi.
Kjo garë padyshim se do të jetë tradicionale,
dhe pse jo edhe në forma të tjera do të punojmë që ta promovojmë
bujqësinë duke e kombinuar edhe në raste si kjo me profesione të tjera,
sikur që është me ju që jeni edhe pasionant e fotografë profesionist,
tha ministri Krasniqi. (Burimi: Ministria e Bujqësisë)
100 fotografitë #TokaJone
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.