Kamenicë, 12.11.2015
Ministri i Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka vizituar të enjten Komunë e
Kamenicës, me ç’rast u prit nga kryetari Begzad Sinani.
Ministri Agani, tha se gjatë këtij takimi u diskutuan tematika që
kanë të bëjnë me realizimin e projekteve në këtë rajon në fushën e
mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Agani shtoi se përkrahja e MMPH-së për këtë komunë, do të vazhdojë
edhe në të ardhmen, në fushën e energjisë së ripërtëritshme, menaxhimit
të ujërave të zeza, po ashtu edhe në rregullimin e shtretërve të
lumenjve.
Kryetari Begzad Sinani, së pari falënderoi ministrin Agani për
vizitën, ndërsa theksoi se e ka njoftuar ministrin me projektet që janë
me rëndësi për komunën e Kamenicës, e të cilat do të kontribuonin në
rritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve në këtë komunë. (Ekonomiaonline)
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.