Çka do të ofrojë Kamenica për këtë verë?

Shpërndajeni & Komentojeni


Kamenicë, 10.07.2015
Komuna e Kamenicës në përgjithësi dhe qyteti i Kamenicës në veçanti ka një ofertë disi interesante për sezonën verore. Me ardhjen e sezonës, edhe qytetarët ndihen më të relaksuar pasiqe fillon një periudhë e pushimeve dhe e ardhjes së bashkëatdhetarëve. Po në këtë periudhë i gjithë potenciali ekonomik (kryesisht tregtar, shërbyes e hotelier) fillon e  ringjallet pothuajse në maksimum.
Restorantet e hotelet mbushen me musafirë, dasmat e dasmorët ‘okupojnë’ rrugët, ndërsa të rinjët kanë disa mundësi para vetes:
-       - Shetitja në korzon e famshme të Kamenicës të cilën Flladi Veror i KTV-së e pat’ quajtur si vendi më i mirë në Kosovë,
- Dalja në kafiteri për të pi kafen e dëshiruar nën qiellin e hapur pastaj
-         - Koncertet e përditshme në Diskotekë e në kafiteri të ndryshme me emrat më të njohur të muzikës shqiptare,
-          - Argëtimi në Pishinën e qytetit si dhe
-          - Zbavitja në ‘Lluna Parkun’ që gjendet te Shkolla Fillore.
Kjo ‘menu’ e mundësive i jep një infuzion të mjaftueshëm ekonomisë lokale e cila përfiton nga ardhja e bashkëatdhetarëve. Mund të themi lirisht se popullata gati se dyfishohet dhe kjo i jep një gjallëri gjithë komunës. Por, kjo verë do të mbahet mend edhe për një gjë. Festa e Fitër Bajramit do të jetë më 17 Korrik dhe sipas të gjitha gjasave shumë bashkëatdhetarë do të gjenden në rrethin e tyre familjar e shoqëror për këtë festë.


Tags: , , ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com