Kamenicë, 20.06.2015
Në fundjavë, kafiteritë apo klubet e ndryshme
ndihen më të lirë të organizojnë ndeja dhe mbramje të ndryshme muzikore të
cilat ishin dhe mbeten atraktive për qytetarët. Por, kjo situatë me fillimin e
sezonës verore ka fillu edhe të shtojë kritikat në drejtim të kafiterive përshkak
të nivelit të lartë të muzikës. Në një shetitje të shpejtë gjatë rrugës
kryesore tek korzoja, nga secila kafiteri ndëgjohen ritme muzikore dhe kjo po i
shqetëson jopak banorët. Qytetarët shprehen të pakënaqur me këtë situatë dhe
kërkojnë mirëkuptim edhe nga pronarët e kafiterive, pasiqe zhurma e madhe u
krijon vështirësi sidomos gjatë mbrëmjeve. Gjendja ‘më kritike’ duket të jetë në
4 banesat buzë rrugës Skenderbeu, ku kafiteritë ose janë në katin e parë ose
janë shumë afër tyre. Një zgjidhje e shpejtë nuk duket në horizont, por jo
rrallë herë edhe banorët kanë lajmëruar rastet në Polici ku është intervenuar për
të ndalur muzikën nga kafiteritë.
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.