Sinjali dixhital televiziv nga rajoni 'prek' Kamenicën

Shpërndajeni & Komentojeni


Kamenicë, 10.04.2015


Komuna e Kamenicës si territor buzë kufirit, ka qenë gjithmonë e ‘privilegjuar’ në kapjen e kanaleve të huaja. Edhe në kohën e ish-Jugosllavisë, përpos televizionit të Prishtinës me antenë të mund të kapeshin  edhe televizionet e Beogradit, Shkupit, Tiranës e madje edhe të Sofjes. Gjatë viteve 90’ta kur televizioni i Prishtinës u mor dhunshëm nga regjimi serb, e vetmja dritare informimi për shqiptarët mbeti Televizioni Shqiptar në satelit me vetëm dy orë program në mbrëmje. Për ta shuar sadopak etjen e shikuesve lokal për program në shqip, shumë banorëve edhe sot e kësaj dite i kujtohet TV Hana nga Kumanova e cila me ndihmën e një repetitori lokal nga Lagjja Malësia, transmetonte program në shqip për banorët e Kamenicës me rrethinë. Sot, me ardhjen e digjitalizimit në shtetet fqinje, kjo praktikë nuk ka ndryshuar, por vetëm sa është numërizuar. Në mungesë të transmetimeve digjitale tokësore (DVB-T) kosovare, sot në Kamenicë mund të kapen fare lehtë dy paketa televizive digjitale, ku njëra është nga Maqedonia e tjetra nga Serbia. Përderisa multipleksi maqedonas përdor sistemin DVB-T në kanalin 33 dhe 39, paketa serbe mund të shihet vetëm në sistemin e pranimit të gjeneratës së dytë DVB-T2 në dy multiplekse, njëri në kanalin UHF 35 dhe tjetri në 39. Në këto dy multipleksë mund të kapen mbi 20 kanale televizive ku disa nga to jepen edhe në cilësinë e lartë HD. Në një hulumtim të thjeshtë, mësojmë se transmetuesit e këtyre shteteve gjenden jo larg teritorit të Kosovës si psh. repetitori maqedonas gjendet në një kodër të Kumanovës (Straçin), ndërsa repetitorët serb gjenden njëri buzë kufirit në vendin kodrinor të quajtur Shën Ilia (afër vendbanimit shqiptar Ramnabuqë) ndërsa tjetri në vendin e quajtur Besna Kobilla. Fuqia e këtyre repetitorëve është tejet madhe dhe arrin fuqinë deri në 2,500W, me një depërtim të lartë dhe varësisht nga reliefi.
Tags:

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com