Kamenicë, 24.04.2015

Ndonëse ky objekt ka edhe leje, ndërtimi i këtij objekti mono-etnik po duket si ‘kontestues’ për faktin se u ndërtua në mes të lagjës ku shumica janë banorë shqiptarë. Edhpse i pavërejtur, ky objekt gjason shumë me banesat ‘sociale’ që ‘Ministrisa për Kosovë e Metohi’ i ka ndërtu dhe vazhdon t’i ndërtoj në lagjën Kroi i Vitakut në Mitrovicë ku banorët shqiptar po pengohen në lloj-lloj mënyre për t’i ndërtu e rindërtu shtëpitë e djegura gjatë luftës. Natyrisht, situata nuk mund të krahasohet si me Mitrovicën, por bëhet fjalë për investitorin e njejtë, pra 'Ministrinë për Kosovë e Metohi'. Disa banorë lokal nga Berivojca u shprehën tejet të mllefosur dhe të zhgënjyer me këtë pabarazi. Ata më tej kërkuan nga Komuna e Kamenicës që të hulumtoj fonde për ndërtimin e një objekti social në Berivojcë, pasiqë ndihen të lënë anash nga shteti, ndërsa nevojat e banorëve me raste sociale janë të mëdha.
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.