Kamenicë, 3.3.2015
Ndriçimi publik në Kamenicë është përmirësuar
dukshëm. Gjatë gjithë javës së kaluar janë parë duke punuar kontraktorët për
mirëmbajtje të cilët kanë zavendësuar ndriçimin në shtyllat më problematike.
Vlen të theksohet se përgjatë rrugës Fehmi Agani (që patëm raportuar më herët) është kompletu i gjithë rrjeti ndriçimi,
i cili tani funksionon në tërësi. Gjithashtu edhe përgjat rrugës kryesore
Skenderbeu, janë ndërruar disa poça ‚problematikë‘, sidomos shtylla dy-kahore afër pompës së benzinës. Këtij veprimi duket se i janë gëzuar bashkësia
lokale e kësaj pjese, të cilët ndihen të kënaqur me gjendjen e tanishme dhe
shpresojn se Komuna do të vazhdoj t’a mirëmbajë këtë gjendje të mirë të
ndriçimit publik.
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.