Pensionistët nuk kanë ku të lajmërohen!

Shpërndajeni & Komentojeni
Kamenicë, 10.2.2015

Pensionistët e Kamenicës janë duke u përballë me vështirësi, pasiqë ata nuk po mund të lajmërohen në Zyrën lokale të Pensioneve dhe Beneficioneve. Kjo për faktin se përgjegjësja e zyrës ka shkuar në pushim mjekësor tash e 3 javë dhe se ende askush nuk e ka zavendësuar. Sipas porosisë së lënë në derë, punëtorja e zyrës i ka këshilluar qytetarët që t’i drejtohen Zyrës Regjionale në Gjilan. Sipas të dhënave jo-zyrtare, komuna e Kamenicës ka rreth 6000 pensionistë të cilët janë të obliguar të lajmërohen çdo gjashtë muaj për të marë pensionin e tyre. Në bazë të kësaj shifre, i bie që çdo ditë mesatarisht nga 16 pensionistë lajmërohen në këtë zyrë. Por, ky problem duket se ende nuk është zgjidhur dhe se Zyrja e Pensioneve në Kamenicë vazhdon të jetë e mbyllur. Njohës të kësaj fushe na thanë se Zyra Regjionale e Pensioneve mund të caktoj një punonjës që të vie në Kamenicë dhe të zavendësoj punëtorën që gjendet në pushim. Ne provuam të kontaktojmë me telefon Zyrën Regjionale të Pensioneve, por askush nuk u lajmërua. Shpresojm se në ditët në vazhdim, zyra regjionale e Gjilanit të ndërmarrë hapa në caktimin e një punëtori që të vij
e të punojë në Zyrën e Pensioneve në Kamenicë në vend se qytetarët (pensionistët) të detyrohen të marrin rrugë për në Gjilan.
Tags: ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com