Në një deklaratë të ambasadës së SHBA-ve thuhet se qytetarët kanë të drejtë që t’ia shprehin ankesat e tyre qeverisë dhe qeveria ka për obligim që t’i dëgjojë dhe t’iu përgjigjet.
“Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës, migrimi ilegal, sundimi i ligjit, korrupsioni, dhe marrëdhëniet rajonale dhe etnike, janë sfida serioze dhe të ndërlikuara të cilat kërkojnë angazhim të gjerë dhe përpjekje në gjithë Kosovën – duke përfshirë institucionet, opozitën, shoqërinë civile, dhe mediumet”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se “dhuna pengon zhvillimin e Kosovës dhe shërben për të tërhequr vëmendjen nga çështjet kritike me të cilat përballet vendi”.
“Sjellja konstruktive dhe e padhunshme – në institucione dhe në rrugë – është e vetmja mënyrë që Kosova të përparojë”, thuhet në fund të deklaratës së SHBA-ve. /Huazuar nga: Telegrafi/
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.