Kamenicë, 22.01.2015
Në kuadër të projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit” , te financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës (SHBA) , OJQ-ja “NOPM” ka organizuar një takimin përmbyllës lidhur me publikimin dhe shpërndarjen e fletënotimeve për anëtarët e kuvendit komunal dhe raportit monitorues për punën e ekzekutivit gjate periudhës Prill- Dhjetor 2014.
Drejtoresha ekzekutive,projekt menaxherja Besime Tusha ka njoftuar te
pranishmit me raportin e monitorimit dhe përformancën e ekzekutivit në
komunën se Kamenicës.
“Gjate periudhës se monitorimit Prill-Dhjetor 2014 monitoruesit e OJQ-së
NOPM nga afër kanë përcjellë punën e ekzekutivit dhe legjislativit, ky
monitorim ka pasur për qellim te identifikoje te metat e qeverisjes dhe
shkeljet e ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi por edhe te shënojë ngritjen
dhe rritjen e kapaciteteve , shfrytëzimin e buxhetit, marrjes se
vendimeve si dhe rritjes se transparencës”, ka thënë Tusha.
OJQ NOPM në fletënotim ka pasqyruar dhe analizuar në mënyrë të
përgjithshme performancën si dhe angazhimet e anëtarëve të Kuvendit dhe
komiteteve dhe subjekteve politike në kategoritë të paraqitura :
Pjesëmarrja në diskutime gjatë seancës,
Ngritja e çështjeve, inicimi i
çështjeve urgjente, propozimi pikave rendit të ditës, pyetje
parlamentare, amandamentimi i legjislacionit, Kërkesa për interpelancë ,
nga kjo del se me i votuari përveç Kryesuesit te Kuvendit Bajram
Dërmaku (130), është Arsim Thaçi(V.V)me 100 pjesëmarrje ne diskutime,
Jeton Biqku (LDK) 90 pjesëmarrje ne diskutime,ndërsa nga këshilltarët
femra janë : Besa Hoxha –Krasniqi (LDK) 28 pjesëmarrje ne diskutime dhe
Fillorta Rexha (PDK) 15 pjesëmarrje ne diskutime.
Ndërsa anëtarët me aktiv ne
Komitetin për Politik dhe Financa kanë qene: Besnik Rrudhani (LDK) me 34
pjesëmarrje ne diskutime,Sami Kastrati me 17 pjesëmarrje ne diskutime.
Me aktivi ne komitetin për komunitete ka qene: Miljkovic Zhivojin ,
Satmifer Kryeziu, dhe Milaim Rexhepi.
Gjatë monitorimit te Kuvendit ,
këshilltarët e kuvendit komunal kanë marrë këto vendime : 12 vendime
për dhënien ne shfrytëzim te tokës,një vendim për formimin e këshillit
për siguri ne bashkësi, 42 vendime te ndryshme si dhe kanë aprovuar 6
rregullore komunale.
Pas përfundimit te prezantimit te raportit te monitorimit e kane marre
fjalën shumica e këshilltarëve komunal dhe drejtoret e drejtorive te
cilët kane shprehur mendimet e tyre lidhur me raportin përfundimtar te
monitorim , shumica prej tyre kane thënë se duhet inkurajuar sheqerin
civile dhe përkrahur OJQ-te qe te përcjellin dhe te monitorojnë punën e
ekzekutivit dhe legjislativit pasi qe kjo e ngrite cilësinë dhe nivelin
e punesë dhe transparencës.
Te pranishëm ne këtë takim kane qene: këshilltarët e kuvendit
komunal,drejtoret e drejtorive komunale,pjesëtarët e shoqërisë civile,
mediet lokale dhe qytetaret.
Këtë projekt e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve te
Bashkuara te Amerikës(SHBA), Programi i Granteve të Vogla të Komisionit
për Demokraci
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.