Edi Shillova fiton Turnirin e Pinpongut

Shpërndajeni & Komentojeni

Kamenicë, 1.11.2014

Organizata Proactive në bashkëpunim me Qendrën e Bodybuldingut & Fitnesit ‘Gladiatori’ mbajti Turnirin e parë vjeshtor në Pingpong. Në këtë ngjarje sportive u paraqiten disa pjesëmarrës të cilët garuan nën frymën sportive. Pas përzgjedhjes së shorteve, u zhvilluan ballafaqimet në mes të pjesëmarrësve sipas metodës së eleminimit të drejtpërdrejtë. Pas shumë lojërave të mira, i pari doli pingpongisti 14 vjeçar Eduard ‘Edi’ Shillova i cili fitoi medaljën e artë dhe kupën e turnirit. Shillova në finale u takua me ish-volejbollistin e K.V.Arbëria Naim Laknën (medalje e argjendtë) me të cilin ‘matën forcat’ në tenisin e tavolinës. Vendi i tretë i takoi veteranit sportiv dhe njëherit radioamatorit të njohur Sabri Demolli i cili u stolis me medaljen e bronztë në këtë turnir. Lavdim Klaiqi nga organizata Proactive u shpreh i kënaqur me nivelin e organizimit të këtij turniri dhe na premtoi se ky turnir nuk do të jetë i fundit për sezonën vjeshtë-dimër. Ai theksoi se edhe në javët në vazhdim do të mbahen gara edhe në diciplina të tjera, ku po synohet të gjallërohet jeta shoqërore e sportive e komunës.
Telekomuna do të përgadis një reportazh special në lidhje me këtë ngjarje sportive të Kamenicës. 







Tags: , , , , ,

1 comments:

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com