Mbahet mbledja e 10 e Kuvendit Komunal

Shpërndajeni & Komentojeni
Kamenicë, 28.10.2014
Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur seancën e dhjetë me radhë e cila u hap nga kryesuesi i Kuvendit, z. Bajram Dërmaku. Në seancë ishin të pranishëm kryetari i komunës z.Begzad Sinani, Komandanti i KFOR-it LT Miller, përfaqësuesit e OSCE-së, shoqëria civile etj.Kryetari i komunës z.Begzad Sinani, në hapjen e mbledhjes së dhjetë të Kuvendit Komunal, veç tjerash tha se nga i  15 nëntor deri më 15 dhjetor, shënohet muaji i transparencës, ku qytetarët e komunës, do të kenë mundësi që për së afërmi të kenë qasje në dokumente që kanë të bëjnë me komunën.Pas fjalës së kryetarit është votuar procesverbali i mbledhjes së kaluar.
Më pas, kandidatët kanë paraqitur kërkesat e tyre, të cilat ishin të ndryshme dhe që kryesisht kanë të bëjnë me nevojat e qytetarëve në komunë.
Deputetja e LDK-së, Minavere Maka, kërkoi që të ndahet shuma prej 1,000 euro për Klubin Futbollistik “Bashkimi”.Deputeti i AKR-së, Florim Demolli, paraqiti nevojën për rishikimin e rrugës në fshatin Krilevë, për shkak të dëmtimit që ka pësuar ajo rrugë.
Deputeteja Dijana Nikolic, kërkoi që të ndahen 3382 euro për OJQ-në e grave “Odruzhenje”.
U aprovua edhe kërkesa për një qytetar të komunës që ka nevojë për shërim jashtë vendit
Delegatët komunal kanë votuar pro kërkesës së qytetarit Florim Kastrati, të cilit i duhet trajtim mjekësor jashtë vendit. Delegatët u pajtuan që t’i ndahet një shumë e mjeteve financiare për nevoja shëndetësore të qytetarit F.Kastrati.
Burimi & Pamjet: Zyra për informim - Komuna e Kamenicës 
Tags: , , , ,

0 comments:

Post a Comment

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.

 
}
Copyright © Telekomuna | Designed by Templateism.com