Kamenicë, 30.10.2014
Komuna e Kamenicës mund të hyj lehtësisht në listën e
kurioziteteve botërore për një fakt shumë interesant. U bënë gati 16 vite në
demokraci dhe ka ende diçka që nuk është përfundu. Nuk është fjala për ndonjë objekt
ndërtimor (si puna e Palestrës Sportive apo Komunës) apo ndonjë rruge, por është fjala për
emblemën e Komunës. Kjo emblemë, e njohur edhe si llogo identifikuese përveç që
përmban në vete një simbol të një kalaje, ka edhe një shirit (poshtë) i cili është i zbrazët
dhe nuk shkruan asgjë në të!
Se pse ky shirit nuk është i plotësuar me toponim ose me ndonjë simbolikë kjo
ende nuk është e qartë. Ndoshta ju edhe nuk e keni vërejt, por ky fakt qëndron
dhe duhet plotësuar ose eventualisht të ndërrohet. Ky dizajn i emblemës siç është
tash mbetet ende në ‘fazën e punimeve’ apo siç njihet në anglisht ‘under
construction’. I mbetet Komunës së Kamenicës që këto ‘punime’ ti përfundojë dhe
t’a kryej këtë punë të nisur qe nga paslufta e këndej.
0 comments:
Post a Comment
Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve tona, pa leje paraprake.
Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjafton të mos përdorni fjalë fyese, që nxisin urrejtje mbi baza kombëtare, racore, gjinie apo fetare.